← Komuniteti

Si t'ia mësoj fëmijës pavarësinë?

🟢 E zgjidhur
Djali 10 vjeç nuk bën asgjë vetë — as shtron shtratin, as lyen bukën, as vishet plotësisht pa ndihmë. Faj kanë edhe gjyshërit që i bëjnë gjithçka. Si filloj ta ndryshoj?

💬 3 përgjigje

Jurgen 30 Apr, 18:02
Bisedë familjare: "Tani që je i madh, ke disa përgjegjësi." Filluam me 2 detyra (shtrimi i shtratit + vendosja e rrobave në vend) dhe shtuam gradualisht.
Eda Lojë 01 May, 03:16
Çelësi: mos e ribëni kur e bën keq! Nëse shtrin shtratin çoroditë, lavdëroni përpjekjen. Nëse e përmirësoni ju, mëson që "s'ia vlen ta bëj se mami do e bëjë."
Elona Hoxha 03 May, 10:07
Lista detyrave me stickers — çdo detyra e kryer fiton sticker, 10 stickers = shpërblim. Funksionoi mrekullisht te ne.